UBT News

​Prishtina kërkon kompensim financiar nga FFK pas përjashtimit pa të drejtë nga garat evropiane

Klubi i futbollit Prishtina ka fituar rastin ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës pasi kjo e fundit nuk e kishte licencuar këtë klub dhe kjo i kishte përjashtuar ata nga pjesëmarrja në garat evropiane.

Komisioni i Arbitrazhit Sportiv ka vendosur në favor të Prishtinës duke thënë se “Padia e Klubit të Futbollit Prishtina sh.p.k. nga Prishtina me nr. 136/2023, e datës 08.06.2023 e KF Prishtina sh.p.k kundër Federatës së Futbollit të Kosovës – FFK është e BAZUAR”.

Vendimi i plotë i KAS-it, i publikuar nga KF Prishtina:

FC Prishtina nuk është licencuar pa të drejtë nga FFK – ka vendosur KAS-KOK

KËSHILLI PËR ARBITRAZH SPORTIV (KAS) I KOMITETIT OLIMPIK TË KOSOVËS

Ka marrë VENDIM që Padia e Klubit të Futbollit Prishtina sh.p.k. nga Prishtina me nr. 136/2023, e datës 08.06.2023 e KF Prishtina sh.p.k kundër Federatës së Futbollit të Kosovës – FFK është e BAZUAR.

Anulohet Vendimi me Nr. 539-2, i datës 26.05.2023 i Komisionit të shkallës së dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA-së dhe Vendimi 534-2, i datës 19.05.2023 i Komisionit të Federatës së Futbollit të Kosovës për licencimin e klubeve për pjesëmarrje në garat e UEFA.

Ndërkohë, pas fitimit të këtij rasti, Prishtina ka paralajëmruar se do të kërkojë kompensim të dëmit material, moral dhe prishjen e imazhit të klubit.

FC Prishtina njofton se pas këtij vendimi të paligjshëm të Komisionit për Licencim të FFK-s për moslicencim të FC Prishtina, hapen rrugët ligjore për të kërkuar kompensimin e dëmit material, moral dhe prishjen e imazhit të klubit”, thuhet më tutje në njoftim it me klubit nga kryeqyteti.

Exit mobile version