Kryeqytetasit kërkojnë të ruajnë hapin me Dritën dhe Ballkanin para xhiros së fundit në Superligën e Kosovës.
Prishtina do të presë sot në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Gjilanit, ndeshje kjo në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
“Plisat” pas 25 ndeshjeve kanë 15-të fitore, pesë barazime dhe pesë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e tretë në tabelë me 50-të pikë, pesë më pak se vendi i parë dhe i dytë, respektivisht Ballkani dhe Drita.
Në anën tjetër, “Skifterat” e Gjilanit pas 25 xhirosh gjenden në vendin e katërt, me nëntë fitore, nëntë barazime dhe shtatë humbje, duke arkëtuar gjithsej 36-të pikë, 14-të sosh më pak se kundërshtari i sotëm, Prishtina.
15:00 Prishtina (3) – Gjilani (4) (Stadiumi Fadil Vokrri)