Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Sipas këtij rangimi nga sot e deri më 26 shkurt, në zonën e kuqe janë katër komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Zveçani.
Ndërsa në zonë të kuqe janë shtatë komuna: Lipjani, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi dhe Mitrovica e Jugut.
E në zonën e gjelbër janë 27 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Prizren, Vushtrria, Gjilani, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.