UBT News

Prishtina dhe Fushë Kosova në zonë të kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100 mijë banorë.

MSh-ja njofton se në zonën e kuqe janë dy komuna, Prishtina dhe Fushë Kosova.

Në zonën e verdhë janë 19 komuna: Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani, Gjilani, Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaj.

Në zonën e gjelbër janë 17 komuna: Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca./UBTNews

Exit mobile version