Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka zyrtarizuar prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në komunën e Vushtrrisë.
Tahiri në një konferencë për media deklaroi se mosvotimi i planeve të rimëkëmbjes nga VV-ja është i papranueshëm.
“Jemi komuna e parë që duam ta ndryshojmë agjendën e diskutimit në këtë vend. Mosvotimi i këtij plani nuk e ka asnjë kuptim. Kur kemi hyrë në bashkëqeverisje jemi zotuar për një qasje ndryshe në qeverisjen komunale. Sukseset janë të padiskutueshme, dhe ne jemi ndër komunat me përformancën me të mirë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se do të qeveris i vetëm, pa asnjë koalicion të ri.
“Nuk mund të lejojë që si kryetar komune një kryesi që merr një vendim politike për të mos përkrahur një plan për dalje nga kriza, të vazhdojmë të qëndrojmë në bashkqeverisje, prandaj kemi ardhur në këtë moment. Para tre vitesh kam besuar tek qytetarët e Vushtrrisë që do ta mirëkuptojnë, dhe njëjtë besoj edhe për këtë vendim. Ne do të qeverisim të vetëm, pa asnjë koalicion të ri. Vendimet do të shkojnë në Asamble dhe ato s’kanë të bëjnë me asnjë parti politike, deklaroi ai.
Tahiri ka mohuar se arsye tjetër për prishjen e koalicionit janë zgjedhjet e 14 shkurtit.