UBT News

Prindërve hebre u kërkohet të fshijnë rrjetet sociale në telefonët e fëmijëve të tyre

Disa prindërve hebre u është kërkuar nga shkollat t’i fshijnë rrjetet sociale nga telefonët e fëmijëve të tyre në vazhdën e luftës Izrael-Gaza.

Një nga shqetësimet kryesore është publikimi i mundshëm i videove ku po mbahen pengjet, të cilat sipas tyre mund të shkaktojnë panik.

Këto paralajmërime janë përhapur jo vetëm në Izrael, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani të Madhe. Pamje të civilëve duke u vrarë po qarkullojnë në rrjete sociale.

Edhe shkollat në Tel Aviv u kanë bërë thirrje prindërve që nga fundjava. Edhe një shkollë në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ua ka dërguar një email prindërve duke u sugjeruar që t’i fshijnë këto rrjete sociale.

Një shkollë e New Yorkut po i inkurajon prindërit t’i monitorojnë fëmijët rreth përdorimit të rrjeteve sociale dhe “të diskutojnë me ta se si t’i shmangen videove të tilla dhe çfarë të bëjnë nëse hasin në përmbajtje të tilla./UBTNews/

Exit mobile version