Mileidis Morejon pretendon se ajo pësoi lëndime serioze pasi u sulmua vazhdimisht nga qeni i familjes.
Sipas Page Six, paditësja ngriti një padi duke kërkuar 75,000 dollarë dëmshpërblim për lëndimet fizike dhe mendore që ajo pretendon se i ka pësuar gjatë punës në rezidencën luksoze të familjes Peltz në Florida.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Morejon e përshkruan qenin pit bull të familjes, të quajtur Houdini, si “të egër” dhe “të padisiplinuar” dhe pretendon se ai e sulmoi disa herë në vitin 2023, ndërsa ajo po punonte në pasurinë prej 100 milionë dollarësh të familjes. Në një nga sulmet, qeni dyshohet se i “shqyeu” rrobat, në rast tjetër “ra përtokë duke u përpjekur të shpëtonte”, kur kafsha dyshohet se “u vërsul drejt saj me qëllim që ta sulmonte”.
Ajo thotë se në një nga sulmet u detyrua të përdorte një fshesë me korrent për të mbrojtur veten.
Morejon pretendon në padi se Houdini kishte “natyrë të egër”, një “temperament agresiv”, “prirje për sulm ose tentativë sulmi”, që Nelson dhe Claudia Peltz “e dinin ose duhej ta dinin”. Padia, e ngritur në dhjetor 2024, ia atribuon neglizhencën punëdhënësve e kërkon kompensim për “dhimbje dhe vuajtje fizike dhe mendore, paaftësi, dëmtime trupore, shëmtim”, si dhe “ankth mendor”.
Përveç kësaj, Morejon deklaron se ajo pësoi humbje të të ardhurave dhe një reduktim të aftësisë së saj për të shijuar jetën, ndërsa përmendi edhe shpenzime të konsiderueshme mjekësore.
Familja Peltze i mohon akuzat për neglizhencë. Në përgjigjen e tyre të paraqitur në maj 2025, ata theksojnë se “është e padiskutueshme që Morejon nuk është kafshuar” dhe pretendojnë se nuk ka pasur kontakt fizik midis paditëses dhe qenit, si rezultat i të cilit ajo “nuk ka të drejtë për kompensim”.
Nelson Peltz argumentoi se Morejon, si pjesë e punës së saj si punëtore shtëpiake, “shoqërohej”, “vinte në kontakt” me Houdini-n dhe “pastronte rrëmujën e tij”, kështu që ajo duhet të ishte përshtatur me sjelljen e tij..