UBT News

Prindër të papërgjegjshëm? Notojnë me djalin e mitur pranë peshkaqenëve

Një familje australiane, e famshme për mënyrën e saj të jetesës, pasi qëndron me kohë të plotë në det, së bashku me dy fëmijët e mitur, ka nxitur reagimin e qindra njerëzve pasi lejuan djalin e tyre të vogël të notonte pranë peshkaqenëve.

Riley Whitelum dhe bashkëshortja e tij, Elayna Carausu, shprehen se qëllimi i tyre është të frymëzojnë gjeneratën e ardhshme që të largohet nga internet, pasi ata vetë hoqën dorë nga punët e mërzitshme në zyrë në favor të jetës mbi valët e oqeanit, transmeton a2news.com.

Prindërit aventurierë shpërndanë së fundmi në YouTube një video të djalit tyre dyvjeçar, duke zhytur në plazhin Jaws në Nassau, kryeqyteti i Bahamas, i rrethuar nga peshkaqenë.

youtube.com/watch?v=WYxZyoedrIA&feature=emb_title

Exit mobile version