Duka i Edinburgut po trajtohet në spital pas një infeksioni dhe do të qëndrojë në spital edhe për disa ditë.
Nga Pallati Buckingham thonë se ai u dërgua në spital të martën, meqë nuk ndihej mirë. Ndonëse arsyeja e vërtetë nuk u mësua, por nga pallati thonë se ai ka një infeksion.
“Ai është mirë dhe po trajtohet”, thuhet në një njoftim.
Ai dhe mbretëresha morën vaksinat antiCOVID muajin e kaluar./UBTNews