Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka zbarkuar në kryeqytetin turk, Ankara, për një vizitë të parë në vend që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018 në konsullatën e mbretërisë në Stamboll.
Vizita filloi me një ceremoni mirëseardhjeje dhe do të pasohet nga një takim ballë më ballë midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Princit të Kurorës.
Në prill, Erdogan u takua me princin në qytetin saudit të Jeddah, një vizitë që i dha fund përplasjes diplomatike shumëvjeçare midis dy vendeve.
Grupet e të drejtave e kanë dënuar lëvizjen. E fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz tha se ekipi i saj ligjor do të apelojë vendimin.
“Fakti që ai erdhi në vendin tonë nuk e ndryshon faktin që ai është përgjegjës për vrasjen”, shkroi Cengiz të mërkurën në Twitter, duke iu referuar vizitës./UBTNews/