Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, ka premtuar se do të zgjeronë investimet saudite në SHBA me një shumë që arrin deri në 600 miliardë dollarë, duke i uruar gjithashtu Donald Trumpit për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Ky premtim u bë gjatë një telefonate që Princi Mohammed, udhëheqësi de fakto i Arabisë Saudite, zhvilloi pas ceremonisë së betimit të Trumpit si president. Arabia Saudite është vendi eksportues më i madh i naftës në botë, dhe ky angazhim për investime të mëdha pasqyron marrëdhëniet e ngushta që Trump krijoi gjatë mandatit të tij të parë me Riadin.
Sipas raporteve të Agjencisë Saudite të Shtypit, Princi i kurorës ka theksuar angazhimin e Mbretërisë për të zgjeruar investimet dhe tregtinë me SHBA-në gjatë katër viteve të ardhshme, me një shumë që mund të arrijë deri në 600 miliardë dollarë, dhe mundësisht më shumë.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, u njoftua se kjo ishte telefonata e parë e Donald Trumpit me një udhëheqës të huaj që pas rikthimit të tij në detyrë. Gjatë bisedës, të dy liderët diskutuan përpjekjet për të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme, forcimin e sigurisë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit.
Po ashtu, ata diskutuan edhe ambiciet ekonomike ndërkombëtare të Arabisë Saudite dhe mundësitë për të rritur prosperitetin e përbashkët të dy vendeve, duke fokusuar veçanërisht mundësitë e tregtisë dhe investimeve në periudhën e katër viteve të ardhshme./UBTNews/