UBT News

Princi i Kurorës i Arabisë bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe ‘zhvendosjes së detyrueshme’ të palestinezëve.

“Ne bëjmë thirrje për ta ndalur luftën dhe zhvendosjen e detyrueshme të palestinezëve”, tha ai gjatë samitit Arabi Saudite-Afrikë në Riad.

“Ne dënojmë përjetimet e Rripit të Gazës në termat e agresionit ushtrak, shënjestrimit të civilëve dhe shkeljes së vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar humanitar nga autoritetet pushtuese të Izraelit”, shtoi ai.

“Ne shprehim nevojën që të krijohen kushtet për kthimin e stabilitetit dhe vendosjes së paqes”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version