UBT News

Princi Charles pozitiv me COVID-19 për herë të dytë

Princi Charles është në izolim pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Trashëgimtari i fronit britanik, i cili është 73-vjeçar, duhej të anulonte pjesëmarrjen e tij në një ngjarje në qytetin anglez të Winchester të enjten, thuhet në një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Në deklaratë thuhej mes tjerash: “Këtë mëngjes, princi i Uellsit rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe është në vetizolim”.

Kjo është hera e dytë që ai rezultoi pozitiv me COVID-19. Hera e parë ishte në fund të marsit të vitit 2020, teksa vendet rreth botës po i ndjenin efektet e pandemisë. Pas tij pozitiv me COVID-19 rezultoi princi William.

Charles tha në atë kohë se ishte shumë me fat që kishte vetëm simptoma të lehta, duke shtuar se ai “do t’i shpëtonte shumë lehtë”.

Princi u vaksinua plotësisht kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version