UBT News

Princi Charles dhe Camila morën dozën e parë të vaksinës antiCOVID

Princi i Uellsit dhe Princesha e Cornwallit kanë marrë dozat e para të vaksinës antiCOVID. Ky lajm erdhi një muaj pasi Mbretëresha dhe Princi Philip morën dozat e para të vaksinës.

Princi Charles, 72-vjeçar, dhe Camilla, 73-vjeçe, janë në grupin e personave mbi 70-vjeç që u kërkohet të marrin vaksinën.

Ata janë në mesin e 12.6 milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që morën së paku dozën e parë të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version