Princesha Mako e Japonisë, mbesa e perandorit Naruhito, që u fejua me ish-shokun e klasës dhe studentin e juridikut, do të martohet muajin e ardhshëm, në tetor. Ajo do të heqë dorë nga titulli mbretëror për t’u martuar me Kei Komuro, një 29-vjeçar, me të cilin u takua kur ishin studentë.
Ligji perandorak i Japonisë parasheh që një princeshë të largohet nga familja mbretërore pasi të martohet me një të zakonshëm, por atyre u jepet një shumë dasme e konsiderueshme prej 150 milionë funta, “për të ruajtur dinjitetin e atij personi që dikur ishte anëtar i familjes perandorake”.
Sidoqoftë, princesha Mako thuhet se do të refuzojë edhe këtë pagesë prej 1 milion dollarësh, për t’i hapur rrugë martesës e cila u shtye për shkak të polemikave rreth gjendjes financiare të partnerit të saj.
Mediat japoneze raportojnë se Qeveria e pranoi këtë kërkesë të saj.
Komuro i propozoi asaj në dhjetor të vitit 2013. Ata planifikuan të martoheshin në nëntor të vitit 2018, por martesa u shtye deri në vitin 2020, meqë sipas një njoftimi zyrtar, iu duhej edhe pak kohë./UBTNews