Monako mirëpriti rikthimin e princeshës Charlene meqë ajo kishte kaluar gjysmën e vitit në vendlindje, në Afrikë të Jugut.
Charlene, e cila u martua me princin Albert në vitin 2011 në një ceremoni luksoze, u pa duke e shëtitur një qen në principatë.

Qëndrimi i saj në Afrikë të Jugut, ku u rrit, nxiti reagime për një përçarje të mundshme brenda çiftit, e këtë e mohoi familja.
“Princesha Charlene u bashkua në Monako me bashkëshortin Albert dhe fëmijët Jacques dhe princeshën Gabriella”, thuhet në postimin e familjes mbretërore.
Nga familja mbretërore thanë se ajo arriti me aeroplan privat në Nice në mëngjes.
Në shtator, princesha u shtrua në spital në Afrikën e Jugut për trajtim pas një infeksioni në vesh, hundë dhe fyt./UBTNews