UBT News

Prigozhin shihet duke mirëpritur ushtarët e tij në Bjellorusi

Në atë që mund të jetë një zhvillim i madh, është shfaqur një video që pretendon se tregon shefin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, duke mirëpritur ushtarët e tij në Bjellorusi.

Data kur është realizuar video edhe nuk është e qartë dhe e verifikuar.

Në pamjet, të postuara në një nga kanalet zyrtare Telegram të Prigozhin, një burrë, zëri i të cilit dukej si i Prigozhin, mirëpriti njerëzit e tij dhe u tha të silleshin mirë.

Stërvitja e tyre do ta bënte ushtrinë bjelloruse të dytën më të mirë në botë, dëgjohet teksa thotë burri.

Videoja është xhiruar në errësirë dhe është e mundur vetëm të shihet se si dukej profili i Prigozhin.

Ai dëgjohet të thotë se njerëzit e tij do të qëndrojnë në Bjellorusi për ca kohë, duke e quajtur një “turp” atë që po ndodh në Ukrainë në të cilin Wagner nuk duhet të marrë pjesë./UBTNews/

Exit mobile version