UBT News

Prifti që birësoi 70 fëmijë dënohet me 21 vjet burg për abuzim me disa prej tyre

Një gjykatë ruse ka dënuar me 21 vjet burg një ish-prift ortodoks i njohur për birësimin e 70 fëmijëve, për një sërë shkeljesh të abuzimit me fëmijët.

Nikolai Stremsky u dënua për përdhunimin e disa prej fëmijëve dhe akte tjera të dhunshme në famullinë e tij në Urale në Rusinë jugperëndimore.

Ai njihej si person që kishte familjen më të madhe në Rusi dhe ishte dekoruar me Urdhrin Kombëtar të Lavdisë Prindërore. I larguar nga priftëria, atij i është hequr edhe nderi.

Si abat në qytetin e Saraktashit, ai dhe gruaja e tij drejtonin një shtëpi kujdesi që nga fillimi i viteve 1990, duke adoptuar fëmijë nga jetimoret në rajon. Shumica e 70 atyre fëmijëve që ata birësuan janë rritur që atëherë.

Ai u arrestua në vitin 2019 dhe u hetua për vepra penale ndaj shtatë të miturve, megjithëse ai mohoi akuzat ndaj tij duke i cilësuar si shpifje./UBTNews/

Exit mobile version