UBT News

Prifti ortodoks dënohet me 12 vjet burg në Ukrainë pasi iu dha informacione rusëve

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) njoftoi se një prift që u akuzua për rrjedhje të informacionit për pozicionet luftarake të trupave ukrainase në Rusi, është dënuar me 12 vjet burg.

SBU tha se prifti i Kishës Ortodokse të Ukrainës në qytetin e Lysychanskut “u ka transmetuar pushtuesve informacione për pozicionet luftarake të trupave ukrainase në qytet, si dhe në zonën e Severodonetskut” në rajonin e Luhanskut.

Sipas SBU-së, prifti i kishte informuar ata edhe për vendasit që mund t’i rezistonin pushtimit.

Prifti u arrestua në muajin prill, dy muaj ppara se Lysychansku të binte në duart e forcave ruse./UBTNews/

Exit mobile version