UBT News

Prezantohet projekti për punësimin e personave me nevoja të veçanta

HANDIKOS sot ka prezantuar aktivitetet e personave me nevoja të veçanta të realizuara në kuadër të projektit “Përfshirja e personave me nevoja të veçanta në tregun e punës përmes prodhimit të strajcave të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit”.

Drejtori ekzekutiv i HANDIKOS, Afrim Maliqi tha përmes punimit të këtyre strajcave që janë punuar nga personat me nevoja të veçanta po ndikohet në mirëqenien e tyre, por edhe në mjedis dhe shëndet.

Përfituesi nga ky projekt, Agon Caka tha se asnjëherë më parë nuk është marrë me rrobaqepësi, por falë këtij projekti ka mësuar edhe në këtë aspekt. Ai ftoi edhe persona të tjerë t’i bashkohen këtyre aktiviteteve.

Eman Rrahmani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa e ka përgëzuar Handikosin për këtë projekt, ka thënë se Kuvendi dhe Qeveria e ardhshme e Kosovës do t’i mbështesin personat me nevoja të veçanta dhe do t’ju ndihmojnë që të tejkalohen diskriminimi për punësim dhe sfidat tjera me të cilat ballafaqohet kjo kategori.

Exit mobile version