UBT News

Prezantohet armatimi i kapur në Manastirin e Banjskës dhe përreth, Policia jep detaje për llojet e sasinë

Armatimi që është gjetur dje në afërsi të manastirit të Banjskës së Zveçanit është prezantuar nga Policia në kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicën e jugut. Policia e ka sekuestruar një veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe dy motorë.

Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 copë eksplozivë, dinamit, 23 detonatorë elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikatorë për AK47.

Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra të dorës – afër 50.

Detaje të tjera: katër kamera të sigurisë, tre dronë, 30 armë AK47, 6 mitraloza, 29 zolla te mbushura, 21 antiplumba, dy radiolidhje dhe më shumë se 100 uniforma ushtarake.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës është për disa qindra sulmues të tjerë.

Sveçla këto detaje i dha nga vendi i ngjarjes mbrëmë, ku mbeti i vrarë rreshteri dhe i plagosur një zyrtar tjetër policor.

“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”, u shpreh Sveçla.

Exit mobile version