Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burg me kusht dhe 2 mijë euro gjobë të pandehurin A.M., shtetas kosovar, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale mashtrimi.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burg me kusht dhe 2 mijë euro gjobë të pandehurin A.M., shtetas kosovar, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale mashtrimi.
Dënimi nuk do të ekzekutohet, nëse i pandehuri në afat prej dy vjetësh nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit nuk kryen vepër penale.
I pandehuri obligohet që në afat prej 90 ditëve, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, të kompensojë dënim e shkaktuar palëve të dëmtuara në shumë prej 9.900 euro.
A.M. akuzohet se nga janari 2021 deri më 27 prill 2021, në një fshat në Ferizaj, duke u prezantuar si pjesëtar i FSK-së që ka mundësi të ndihmojë në shërimin e B.S. dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka mashtruar V.S. dhe B.S., duke u premtuar se do t’iu sigurojë fonde për mjekimin e B.S.
Ai me këtë rast ka paraqitur fatura kinse të një spitali privat dhe se është shtyrë operimi i të dëmtuarës për shkak të shpenzimeve shtesë, dhe kërkon nga pala e dëmtuar të jep para në vlerë 9.900 euro për shpenzime të ndryshme dhe pastaj duke i gënjyer se operacioni mund të kryhet në Kosovë e jo në Turqi apo Shqipëri, siç ju kishte thënë në fillim të dëmtuarave, me ç’rast i ka dërguar të njëjtat ne një motel në Prizren që të presin thirrjen e një mjeku nga Tirana dhe i njëjti më nuk është paraqitur.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.