UBT News

Pretendon se fitoi 26 milionë dollarë në lotari, por e shkatërroi tiketën në rrobalarëse

Një grua që pretendon se fitoi 26 milionë dollarë në lotari, thotë se e harroi tiketën në xhep të pantallonave dhe i lau ata në rrobalarëse. Tiketa u shkatërrua dhe gruaja e pafat mbeti pa milionat.

Mediat amerikane raportojnë se tiketën e SuperLotto Plus e bleu në një shitore në Los Angeles në periferi të Norwalk, në muajin nëntor.

Një punonjëse thotë se gruaja u lajmërua të mërkurën në po këtë dyqan, duke pretenduar se ajo ishte fituesja e lotarisë, mirëpo aksidentalisht e shkatërroi tiketën duke e vendosur në rrobalarëse.

Cathy Johnston, zëdhënëse e lotarisë së shtetit të Kalifornisë, thotë se pamjet e kamerës nuk janë dëshmi e mjaftueshme për atë që pretendon zonja në fjalë, dhe se prova thelbësore që kërkohet është tiketa.

Një kopje e videos iu dërgua organizatorëve të lotarisë dhe rasti është nën hetime./UBTNews

Exit mobile version