UBT News

“Pretendimet se Rusia po vjedh grurë duhet të hetohen menjëherë”

A background image showing details of wheat seeds.

Pretendimet se Rusia po vjedh grurë nga Ukraina janë shumë serioze dhe duhet të hetohen menjëherë, deklaroi ministrja britanike e Bujqësisë, Victoria Prentis, të martën.

Duke folur në një konferencë të Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave në Londër, Prentis deklaroi se ka dëgjuar akuza të dorës së parë për vjedhjen e grurit nga forcat ruse nga burime në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson. Rusia ka mohuar fuqishëm akuzat.

Javën e kaluar Ukraina akuzoi Rusinë se po shet grurin e vjedhur nga Ukraina në Turqi përmes Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Gjithashtu pretendoi se Rusia i dërgoi aleatit të saj, Sirisë, 100 mijë ton grurë të vjedhur nga Ukraina dhe metal të grabitur përmes anijes nga Mariupol në Rostov-on-Don./UBTNews/

Exit mobile version