Një nga njerëzit më të pasur të botës po sjell restorantin Pret A Manger në Indi, duke shtuar markën britanike të dyqaneve të kafesë dhe sanduiçëve në një perandori të madhe biznesi që përfshin energjinë, shitjen me pakicë dhe telekomunikacionin.
Një njësi e konglomeratit të Mukesh Ambani Reliance Industries tha të enjten se ka hyrë në një “partneritet afatgjatë” me Pret A Manger dhe do të “lansojë dhe ndërtojë markën në Indi”.
Darshan Mehta, drejtori menaxhues i Reliance Brands, tha në një prononcim se partneriteti i ka rrënjët në “potencialin e fortë të rritjes” të markës Pret dhe industrisë së ushqimit dhe pijeve të Indisë.
Me popullsinë e saj 1.3 miliardëshe dhe rritjen e shpejtë, India është treg kyç për brendet ndërkombëtare ushqimore, përfshirë edhe kafenetë. Në vitin 2012, Starbuck hapi dyqanin e parë në vend, në partneritet me një njësi të konglomeratit më të madh të Indisë, Tata Group./UBTNews/