Këngëtarja 33-vjeçare Demi Lovato, e cila u martua këtë vit me Jordan “Jutes” Lutes, thotë se për vite me radhë ka ndier presionin shoqëror për t’u martuar herët.
Në një intervistë për Who What Wear, ajo u shpreh se gjithçka ndodhi natyrshëm dhe se tani është më e lumtur se kurrë.
“I thashë burrit tim sot: ‘Nuk e kam ndier kurrë më shumë dashuri për ty. As nuk e mendoja se mund të rritej kaq’”, ka treguar ajo.
Demi, e cila ka pasur më herët lidhje me Joe Jonas, Wilmer Valderrama dhe Max Ehrich, thotë se përvojat e së kaluarës i kanë mësuar rëndësinë e punës me veten.
“Nuk isha bërë ende kujdesin e duhur për veten. Universi të shpërblen kur punon me veten. U përgatita për të qenë e vetme dhe vetëm atëherë isha gati të ndaja jetën me dikë tjetër,” ka thënë ajo.
Ajo ka folur edhe për vendimin për të qenë e hapur me fansat rreth sfidave personale.
Pas trajtimit në rehabilitim më 2010 për çrregullim bipolar dhe bulimi, këngëtarja thotë se ndjeu përgjegjësi të tregonte të vërtetën e saj.
“Kisha një shpërthim publik në moshën 18 vjeçare, për të cilin kam folur edhe në dokumentarët e mi,” u shpreh Demi. /A.Z/UBT News/
