Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier, ushtarët amerikanë dhe ushtarë nga shtete të tjera në kremtuan Festën e Falënderimeve në kampin Bondsteel.
Osmani u shprehu mirënjohjen ushtarëve amerikanë për angazhimin e tyre për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
“Mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur për paqen dhe sigurinë në Kosovë, përderisa ata festojnë këtë festë larg familjeve e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Dita e Falënderimeve është festë kombëtare vjetore në Shtetet e Bashkuara që feston të korrat dhe bekimet e tjera të vitit. Ajo është modeluar sipas një feste të korrave të vitit 1621 dhe është veçanërisht e pasur me legjenda dhe simbolikë.
Ushqimi tradicional i vaktit të Falënderimeve zakonisht përfshin gjelin e detit, mbushjen e bukës, patate, boronicat e kuqe dhe byrek me kunguj.