Osmani: Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato.
Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot se nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash.
“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, ka theksuar Presidentja Osmani gjatë takimit me ambasadorin belg Jean-Louis Servais, i cili e uroi për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli urimet edhe të mbretit të Belgjikës.
Ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej. Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Ndërkaq Presidentja Osmani ka vlerësuar mbështetjen belge, duke potencuar se raportet e mira ndërmjet të të dy shteteve janë të hershme. /UBTNEWS