Presidentje Vjosa Osmani-Sadriu deklaroi sot se për Kosovën nuk ka gjë më të rëndësishme sesa zbardhja e fatit të të zhdukurve.
“Sot e gjithë Republika e Kosovës, secilli qytetar i saj, bashkëndjen me familjarët e mbi 1600 të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit n Kosovë”.
“Sot e ripërsërisim se fati i gjithë Kosovës është i lidhur drejtpërdrejt me fatin e mbi 1600 familjarëve, më të dashurve tanë”.
“Në Kosovë liria do të ketë kuptim vetëm atë ditë kur do të rikthehen të gjithë njerëzit tanë, vetëm atë ditë kur do të ketë drejtësi për secilin prej tyre, vetëm atë ditë kur plaga e të gjithë këtyre familjarëve, që është plagë e të gjithë neve, e Kosovës, do të fillojë të mbyllet apo do të fillojë të shërohet për shkak se do të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve”, u shpreh ajo, pasi bashkë me Kreun e Kuvendit dhe Qeverisë në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, 27 prilli, bën homazhe te memoriali i të zhdukurve afër Kuvendit./UBTNEWS