UBT News

Presidentja Osmani zhvilloi takime me përfaqësues të vendeve partnere

Gjatë kësaj jave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës.

Duke përfshirë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, gjatë këtyre takimeve, u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet e sigurisë dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet respektive. Po ashtu, u trajtuan temat lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Exit mobile version