Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë premten se drafti për asociacionin që po qarkullon në media është një ‘fake news’.
“Nuk kemi në tavolinë ndonjë draft lidhur me Asociacionin. Është një fake news”, tha ajo.
Sa i përkët çështjes së inciativës franko-gjermane, Osmani tha se ka për qëllim nxitjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Ajo theksoi se do të ketë takime në javët në vijim nga përfaqësuesit franko-gjermanë për të dhënë detaje rreth iniciativës. Ajo tha se qëllimi i tyre është i mirë. Megjithatë, Osmani tha se në asnjë mënyrë nuk do të tolerojnë të cënohet sovraniteti i Kosovës.
Po ashtu Osmani ka folur të premten për çështjen e targave, ajo tha se zbatimi i vendimit është çështje e sundimit të ligjit. “Ekziston një grup i vogël i serbëve që nuk i kanë konvertuar targat në RKS. Shtyria e vazhdueshme e zbatimit të vendimit nënkupton se po tolerohen kërcënimet e bandave kriminale serbe”, tha ajo.
Ajo ka ftuar qytetarët serbë që të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve serbe.