Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar dje Kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof.
“Diskutim përmbajtësor me Kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schoof, për forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Holandës, si dhe për rëndësinë e avancimit të rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike dhe anëtarësimit në organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Presidentja Osmani.