Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreave
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Në takim, u diskutua edhe rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes, mbrojtjes dhe ekonomisë.