UBT News

Presidentja Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vetëm në fillim të vitit të ardhshëm do të mund të diskutohet lidhur me synimin e saj për një mandat të dytë.

E pyetur nëse po synon ta vazhdojë mandatin dhe për katër vjet të tjera, Osmani tha se asnjë vendim i saj politik nuk është bazuar në kalkulimet se ku do të jetë ajo, por si janë interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Në fillim të vitit të ardhshëm ne do të diskutojmë për këtë çështje. Përgjatë gjithë karrierës sime politike kam punuar duke pasur parasysh vetëm interesin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim i imi politik nuk është bazuar në kalkulime se ku do të jem unë, por vetëm ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe ky vlerësim rreth asaj se ku mund të kontribuoj, do të përcaktohet vetëm e vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika, nuk varem as tash”, tha ai.

Këtë deklarim Osmani e tha pas ngjarjes të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me iniciativën ËE për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë.

Exit mobile version