UBT News

Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Sipas presidencës, në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, ku Presidentja Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë të lirë, të qetë dhe demokratike, ndërsa transferimi i pushtetit u realizua paqësisht.

Osmani vuri në dukje se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv me BE-në, vazhdimi i masave ndaj Kosovës mbetet i paarsyeshëm dhe dëmton qytetarët, duke minuar besimin në procesin e integrimit evropian. Ajo kërkoi mbështetjen e Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e partnerëve evropianë.

Presidentja gjithashtu nënvizoi nevojën që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më shpejt dhe të vlerësohet në bazë të meritave. Gjatë takimit, Osmani prezantoi të dhëna nga institucionet ndërkombëtare që e pozicionojnë Kosovën në nivele të larta performancash në fusha kyçe.

Exit mobile version