Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Lartmadhërinë e Tij, Perandorin e Japonisë, gjatë vizitës së saj zyrtare në Tokio.
Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi lidhjet e veçanta dhe miqësinë e qëndrueshme mes Kosovës dhe Japonisë, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta, respektin dhe besimin e ndërsjellë.
Ajo shprehu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia ka dhënë ndër vite, si dhe falënderoi Perandorin për mikpritjen.
Në fund të takimit, Presidentja uroi popullin japonez për mirëqenie, shëndet dhe zhvillim të mëtejshëm.