Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim zyrtar homologun e saj nga Letonia, Edgars Rinkēvičs, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Takimi po zhvillohet në ambientet e presidencës, ndërsa pas përfundimit të tij, dy liderët pritet t’u drejtohen mediave në një konferencë për shtyp.