Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Mediat janë lejuar të marrin pamje te pritja para objektit të Presidencës, ndërkohë nuk është paraparë ndonjë konferencë e përmbashkët për media.
Presidentja Osmani në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës do të pres në takim edhe ish kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair.
Rama do të marrë pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku do të marrin pjesë edhe Massimo D’Alema – ish-kryeministër i Italisë, Vincenzo Paglia – president i Akademisë Papnore për Jetën, Jeffrey Hovenier – ambasador i SHBA-së në Kosovë.
Kurse pasdite kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”.