Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Osmani me këtë rast ka thënë se Kosova e ka prioritet shtetëror anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, Komisioni Evropian gjatë ditës së sotme ka publikuar raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimorë. Raporti përshkruan pak përparime në Kosovë ndërsa kërkon thellimin e reformave dhe angazhim më të madh në bisedimet me Serbinë.
Në të në gjetjet kryesore është kritikuar Kuvendi i Kosovës për menaxhim të dobët të agjendës legjislative ndërsa për dialogun me Serbinë është vlerësuar se në dialogun me Serbinë duhet të tregohet më shumë konstruktivitet e se marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht e obligueshme është urgjente e kyçe për t’ua mundësuar dy shteteve avancimin në rrugën drejt Evropës.