Presidentja Vjosa Osmani ka përfunduar vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo shkoi për vizitë zyrtare në kuadër të aktiviteteve të Agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë.
Ngjarja është organizuar në bashkëpunim me zyrën e sekretarit Antony Blinken, teksa në margjina të këtij organizimi, Osmani ka mbajtur një sërë takimesh.
“Kjo ngjarje ishte edhe organizimi i parë ndërkombëtar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që shërbeu edhe si paralajmërim për udhëtimin e instalacionit “Mendoj për ty” drejt New York-ut, ku do të bashkojmë forcat për të fuqizuar zërin e të mbijetuarave të dhunës seksuale pikërisht aty ku kjo kauzë mori hov dhe përmasa globale” shkroi Osmani në Facebook, pas përfundimit të vizitës.