UBT News

Presidentja Osmani: Kemi nevojë për mbështetje nga vendet mike për sigurimin e vaksinave

Këtë deklaratë Presidentja Osmani e bëri gjatë takimit me ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck.

Presidentja Vjosa Osmani zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Suedisë, znj. Karin Hernmarck, në të cilin  u theksuan faktin se ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, ekzistojnë marrëdhënie të mira. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për ta intensifikuar dhe zgjeruar bashkëpunimin edhe në fusha të tjera.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që vendin ynë e ka marrë nga Suedia dhe do të punojmë së bashku që bashkëpunimi në mes nesh të intensifikohet në fusha si fuqizimi i demokracisë, sundimi i ligjit, barazia gjinore dhe mbrojtja e mjedisit“, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në këtë takim, Presidentja Osmani potencoi nevojën për mbështetje nga vendet mike për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Kosovës si një parakusht për angazhim më substancial për projekte në të gjitha fushat zhvillimore.

Ambasadorja Hernmarck e siguroi Presidenten Osmani se mbështetja në këto fusha nuk do të mungojë, ngaqë këto janë edhe prioritetet e Suedisë karshi Republikës së Kosovës dhe se përkushtimi në këtë drejtim është afatgjatë.//UBTNEWS

Exit mobile version