UBT News

​Presidentja Osmani do të takojë udhëheqësit e Singaporit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron sot në Singapor, ku do të takojë udhëheqësit e vendit dhe do të marrë pjesë në ‘NewEconomyForum’ të Bloomberg të këtij viti.

Ajo ka shkruar në X, se mezi pret të kenë diskutime produktive për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Singaporit dhe ndërtimit të potencialit ekonomik dhe tregtar midis vendeve tona. Ajo ka marrë pjesë edhe në takimin e bizneseve të Singaporit dhe Kosovës.

“Bizneset e suksesshme kosovare dhe ato të Singaporit u bashkuan për të diskutuar mundësitë e tregtisë dhe investimeve. Një moment historik i vërtetë dhe një hap premtues përpara në bashkëpunimin në rritje ndërmjet Kosovës dhe Singaporit, të cilin ne jemi të përkushtuar ta forcojmë në vitet e ardhshme”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version