Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar me vdekjen tragjike të ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Osmani në një postim në Twitter shkruan se Abe ishte lider i shquar që luajti rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës.
“E pikëlluar thellë për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës. Mendimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, shkruan presidentja Osmani.