UBT News

Presidentja Osmani: 2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi 2 Korrikun e vitit 1990 të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, duke vlerësuar se ishte akt historik.

2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës. Sot kujtojmë me krenari Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, të shpallur nga 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës para dyerve të këtij institucioni të mbyllura dhunshëm nga regjimi kriminal i Serbisë. Me këtë akt historik, i cili i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, gra e burra, sfiduan regjimin dhe i dhanë zë vullnetit të popullit për Kosovën Republikë, duke e hapur rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë. Kjo ditë guximi dhe vizioni mbetet themel i shtetësisë sonë. Nderim i përhershëm për delegatët e 2 Korrikut, trasuesit e ëndrrës për Kosovën e lirë dhe sovrane’, shkroi në Facebook, presidentja Osmani .

Exit mobile version