Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”. Osmani këtë e bëri gjatë një vizite në shtëpinë e familjes Jashari.
Ajo bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në varrezat e Prekazit, në nderim të 25-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, dhe familjes së tij e cila njihet me emrin “Epopeja e UÇK-së”.
Ndërkaq ndarja e “Udhrit të Lirisë” për Rifat Jasharin, ishte bërë kohë më parë nga ana e të parës së shtetit.
Dorëzimi i tij u bë sot pasi Rifat Jashari, në kohën e ndarjes kishte qenë në Gjermani.