Presidentja e re e Perusë, Dina Boluarte iu dorëzua kërkesave të protestuesve të hënën dhe njoftoi përmes një fjalimi se do t’u dërgojë ligjvënësve një propozim për të mbajtur zgjedhjet më herët sesa që ishte planifikuar.
Vendimi i Boluartes erdhi pasi mijëra protestues dolën në rrugë të dielën për të kërkuar dorëheqjen e saj. Ata kërkuan që ajo të caktojë zgjedhjet për ta zëvendësuar atë dhe Kongresin Peruan. Raportohet se të paktën dy persona kanë vdekur gjatë protestave.
Boluarte deklaroi se do të propozojë që zgjedhjet të mbahen më herët sesa që ishte planifikuar, pra në prill të vitit 2024./UBTNews/