UBT News

Presidentja e Komisionit Evropian dje mori dozën e parë të vaksinës antiCOVID

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mori të enjten dozën e parë të vaksinës antiCOVID. Von der Leyen publikoi në Twitter një fotografi ku shihej gjatë dhe pas vaksinimit.

“Meqë janë kryer mbi 100 milionë vaksinime në Bashkimin Evropian, jam e lumtur që e mora dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19. Sa më parë të vaksinohemi, aq më shumë do ta kontrollojmë pandeminë”, shkroi ajo në Twitter.

Një zëdhënës i Komisionit tha se ajo u vaksinua me vaksinën BioNTech/Pfizer./UBTNews

Exit mobile version