“Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE”, deklaroi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në një reagim në Twitter pas ceremonisë së mikpritjes nga Kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave në Tiranë
Presidentja e KE-së thekson se “Shqipëria ka realizuar qartë progres në reformat në drejtësi”.
“Shumë e gëzuar që ta filloj vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Evropian i qëndron fort këtij angazhimi. Shqipëria ka realizuar qartë progres në reformat në drejtësi. Tani i takon BE-së të veprojë”, u shpreh Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen./ata.gov.al