UBT News

Presidentja e KE-së flet me Kurtin: Kërkon deskalimin e situatës në veri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mëngjesin e sotëm ka folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka theksuar nevojën urgjente për deskalim të situatës në veri dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo ka paralajmëruar se më vonë do të flasë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përndryshe, Ursula von der Leyen ka takuar sot edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës që ky i fundit po bën në Bruksel.

Exit mobile version