Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se është e shqetësuar për tensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti, ajo u shpreh se, sipas saj, zgjidhja e vetme është dialogu Kosovë-Serbi.
“Jam shumë e shqetësuar me krizën e dy shteteve, dhe mënyra e vetme është dialogu dhe bisedimet. Sepse dua ta shoh progresin e Kosovës, andaj dua ndryshime në këtë situatë”.
“Ka rëndësi jetike që të bëhet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam e shqetësuar me zhvillimet e fundit dhe duhet të de-eskalojë situata. Negociatorët janë duke i diskutuar këto çështje dhe shpresoj që të zgjidhen problemet”, u shpreh ajo.
Presidentja e KE-së tha se edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë ndërmjet veti.
“Ne kemi ofruar fondet përkatëse dhe tash na nevojitet një sistem që duhet ta dizajoni ju për të shfrytëzuar më shumë se 20 miliardë euro investime. Të gjashtë partnerët duhet të ecin përpara në një shpejtësi drejt një tregu të përbashkët rajonal”, tha von der Leyen.